English Shqip / Srpski
 

Deklaratë nga Shefi i EULEX-it në lidhje me Gjykatën e Mitrovicës

13 Korrik, 2010

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, në lidhje me kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, ka lëshuar këtë deklaratë:

"Pasi që diskutimet mes palëve përkatëse janë duke vazhduar, gjykatësit dhe prokurorët vendorë nuk do të kthehen në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë më 15 korrik. Në fakt, ende nuk është vendosur ndonjë datë për këtë. Për momentin gjykata është pjesërisht funksionale, dhe vepron vetëm me gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it.

Më duhet të përsërisë edhe një herë nevojën urgjente për të rivendosur funksionalitetin e plotë të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, dhe mënyra më e mirë për të shkuar përpara është gjetja e një zgjidhjeje në koordinim me të gjitha palët relevante.

Çështja më e rëndësishme është se të gjithë, pa marrë parasysh etninë, duhet të kenë qasje të lirë në drejtësi. Funksionimi i plotë i gjykatave është një çështje urgjente dhe e drejtë themelore e çdo njeriu.

Kthimi i gjykatësve dhe prokurorëve vendorë do të sigurojë që drejtësia të ndahet nga një gjykatë e vetme dhe një gjyqësi shumetnike nga e cila do të përfitojnë të gjitha komunitetet.

EULEX-i do të vazhdojë të punojë zellshëm për të arritur këtë qëllim."