English Shqip / Srpski
 

U arrestua një këshilltarë i Ministrisë së Shëndetësisë

13 Korrik, 2010

Sot në Prishtinë është arrestuar një ish-Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë i cili aktualisht punon si këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë. Arrestimin e ka kryer policia e EULEX-it dhe policët e Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Anti-Korrupsion, në kontekst të një hetimi penal për shmangie tatimi.

Lidhur me këtë rast janë kryer bastisje në tri lokacione në Prishtinë, përfshirë një zyrë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Bastisjet janë autorizuar nga një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake.

Hetimet janë duke u kryer nga Policia e EULEX-it nën mbikëqyrje të zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK-së).