English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Aktgjykim nga Gjykata Themelore në Mitrovicë

11 korrik 2014

Më 10 korrik 2014, një trup gjykues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi Z.V për kryerjen e veprës penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare të tyre, të kryer më 14 gusht 2010 në fshatin Rudare. Z.V. u dënua me 12 muaj burgim dhe me një gjobë prej 300 eurove. Në ditën e sipërpërmendur, Z.V. e ka penguar Policinë e Kosovës që ta dërgojë një kamion cisternë, e cila kishte destinacion pompën e benzinës "Team" në fshatin Rudare, në terminalin doganor në Mitrovicë për verifikime të mëtejme doganore në lidhje me kontrabandën e mundur të mallrave.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve duke filluar nga dita kur palëve t'u dorëzohet nga një kopje e aktgjykimit.