English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Aktakuzë në lidhje me veprën Rrezikimi i Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht dhe Dëmtimin e Pronës së Luajtshme:

27 qershor, 2014

Dje, një prokuror nga Zyra e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një individi të akuzuar me veprën penale të rrezikimit të personave të mbrojtur ndërkombëtarisht dhe dëmtimit të pronës së luajtshme.

Prokuroria supozon se i pandehuri mund të ketë goditur me gurë një konvoj prej dy automjetesh që po barte persona të një delegacioni Serb, të cilët ishin duke vizituar Kosovën me rastin e një takimi zyrtar më 4 prill 2012. Sipas prokurorisë, sulmimi i konvojit, i cili ka rezultuar me dëmtim të dy automjeteve si dhe me lëndimin e njërit pjesëtar të delegacionit, ishte i motivuar në baza etnike dhe nacionale të delegacionit Serb që po udhëtonte në konvoj.