English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Gjykata e Apelit ka përmbysur aktgjykimin për lirim nga akuza për krime lufte ndaj dy të pandehurve

26 qershor 2014

Gjykata e Apelit ka përmbysur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 24 qershor dhe i ka shpallur dy të pandehurit fajtorë për akuzën e krimeve të luftës ndaj popullatës civile sipas nenit 142 Kodit Penal të ish RSFJ-së. Të pandehurit ishin dënuar me 12 dhe respektivisht 10 vite burgim. Aktakuza ndaj njërit prej të pandehurve që e akuzonte atë edhe për veprën penale të pronësisë, kontrollimit dhe posedimit të paautorizuar të armeve sipas nenit 328 (2) KPK-ës është refuzuar për shkak të zbatimit të Ligjit për Amnisti.

Pas shqiptimit të dënimit ndaj dy të pandehurve, Gjykata e Apelit, në pajtim me nenin 367(2) të KPP-së, ka urdhëruar po ashtu mbajtjen e tyre në paraburgim deri sa aktgjykimi të jetë i formës së prerë. Palët gëzojnë të drejtën e ushtrimit të ankesës kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën Supreme.