English Shqip / Srpski

Komunikata për media

U.R. - Gjykata e Apelit:

23 qershor 2014

Me kërkesën e një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), më 21 qershor 2014, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi një muaj paraburgim për U.R., i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës konstatoi se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga juridiksioni dhe që po ashtu ekziston rreziku konkret i frikësimit të dëshmitarëve.

U.R. u arrestua më 20 qershor 2014 bazuar në një urdhër të lëshuar nga një prokuror i PSRK-së.

Palët kanë të drejtë ankese.