English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Ngritët aktakuzë kundër dy personave për rastin "Zymberi"

12 maj 2014

Një prokuror ndërkombëtar nga Task-Forca e Mitrovicës dhe një prokuror vendas nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, më 8 maj 2014 e kanë ngritur një aktakuzë kundër dy të pandehurve, për sulmin që ishte kryer kundër autokolonës së automjeteve të Policisë së Kosovës (PK) më 25 korrik 2011. Viktimë e këtij rasti ishte i ndjeri E.Z., pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili vdiq në krye të detyrës, ndërsa një numër policësh tjerë të PK-së ishin lënduar.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale vrasje e rëndë, tentim i vrasjes së rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve, pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, rrezikim i trafikut me veprime ose mjete të rrezikshme, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe pjesëmarrje në një turmë që kryen vepër penale.