English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Urdhërohet paraburgim për një të pandehur në Mitrovicë

15 prill 2014

Një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim, deri më 15 maj, për një të pandehur të arrestuar sot.

I pandehuri dyshohet të ketë kryer veprat penale të Vrasjes së rëndë dhe Tentim vrasjes së rëndë në shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Palët kanë të drejtë ankese.