English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Paraburgim për një të pandehur në Pejë

15 prill 2014

Dje, një gjyqtar kryesues i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Pejës urdhëroi caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për të pandehurin K.H.. I pandehuri ngarkohet me një pikë të akuzës për Bashkim Kriminal për të kryer Vrasje të Rëndë dhe me një pikë për Vrasje të Rëndë. I pandehuri ishte liruar nga të dyja akuzat më 2007, por Gjykata Supreme e Kosovës e anuloi këtë dhe e ktheu lëndën në rigjykim. Pastaj i pandehuri K.H. nuk u paraqit në gjykatë dhe u patën lëshuar urdhra vendas dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tij.

I pandehuri u arrestua në Suedi më 2013. Qeveria e Suedisë e aprovoi ekstradimin e tij në Kosovë më 20 mars 2014. Rigjykimi do të vazhdojë më 15 maj 2014. Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror vendas i Prokurorisë në Pejë.

Palët kanë të drejtë ankese.