English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Shqiptohet dënimi për një rast të krimit të organizuar

11 mars 2014

Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës e shpalli A.V. fajtor për krim të organizuar në lidhje me Blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të drogave të rrezikshme narkotike dhe të substancave psikotropike dhe e dënoi atë me dhjetë vjet burgim dhe me një gjobë prej 20,000 eurove. 

Ndërmjet janarit dhe qershorit 2012 i pandehuri organizoi dhe mori pjesë në trafikimin e heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).