English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Mesazhi i Shefit të Misionit EULEX Bernd Borchardt për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

7 mars 2014

Çdo vit ne e kremtojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne shpesh e shfrytëzojmë këtë rast për të tërhequr vëmendjen për padrejtësitë, pabarazitë dhe dhunën me të cilën ballafaqohen gratë jo vetë në Kosovë, por si dhe në mbarë botën. Ne e bëjmë këtë për shkak se duam të theksojmë se dhuna familjare nuk është e pranueshme, mos-dënimi i ushtruesve të dhunës seksuale është i papranueshëm dhe diskriminimi mbi baza gjinore është i papranueshëm. E gjitha kjo është e vërtetë dhe do të vazhdojë të jetë e vërtetë edhe nesër, muajin e ardhshëm dhe në vitin e ardhshëm, ndërsa ne duhet t'i luftojmë këto padrejtësi nesër, muajin e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm. Edhe pse gratë ballafaqohen me padrejtësitë, pabarazitë dhe dhunën, ne duhet të kujtojmë se ato njëjtë sikurse meshkujt mund të jenë agjentë për ndryshime pozitive.

Pra, në këtë 8 mars dëshiroj të përqendrohem në pjesëmarrjen e grave. Unë jam me fat që punoj krahas shumë femrave në EULEX, të cilat kontribuojnë në ndryshimet pozitive në Kosovë, ndërsa shoqëria kosovare ka fatin t'i ketë disa femra shembullore në role të udhëheqëseve në nivelet më të larta. Në mënyrë që më shumë gra të luajnë rolin e tyre për zhvillimin e Kosovës, duhet që ato të fuqizohen për ta bërë këtë.

Është veçanërisht me rëndësi që ky fuqizim të ndodh në fushën e sundimit të ligjit. Nuk bëhet fjalë nëse meshkujt ose femrat janë gjyqtarë, prokurorë apo policë më të mirë. Ata mund t'i kryejnë detyrat e tyre me profesionalizëm dhe efikasitet, dhe që të dytë meritojnë mirënjohje për talentin dhe punën e tyre të palodhur. Përfshirja e grave mund të ofron perspektiva alternative dhe strategji dhe EULEX-i është i vetëdijshëm se mirëmbajtja e kësaj llojllojshmërie në fuqinë punëtore luan rolin e një vlere kyçe në punën dhe bashkëveprimin tonë me viktimat e dhunës seksuale në raport me konfliktin.

Unë me kënaqësi dëgjova se disa nga këto çështje janë adresuar në Planin e Veprimit për Rezolutën 1325 të OKB-së të hartuar nga Agjencia për Barazi Gjinore i cila është publikuar mëngjesin e sotëm. Plani i Veprimit synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendim marrje, integrimin e perspektivës gjinore në çështjet e sigurisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në institucionet e sigurisë si dhe për ta përmirësuar qasjen në mbrojtjen, drejtësinë, rehabilitimin dhe ri-integrimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në Kosovë.

Duke e pasur këtë parasysh, pranimi i barazisë gjinore në botën e stome si një standard të përbashkët në të gjitha fushat, duke e përfshirë edhe sundimin e ligjit, është drejtimi i vetëm që na çon përpara.