English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Vendimi i Gjykatës së Apelit për rastin "MTPT 1"

06 mars 2014

Më 5 mars 2014, një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendas nga Gjykata e Apelit, e ka nxjerrë një vendim lidhur me ankesën e Prokurorit Special dhe lidhur me ankesat e të pandehurve F.L., E.Sh., N.K. dhe F.Z. kundër Vendimit për aktakuzë dhe pranueshmëri të provave, të nxjerrë nga gjyqtari kryesues i Gjykatës Themelore të Prishtinës më 1 korrik 2013 për rastin e ashtuquajtur "MPTP 1".

Gjykata e Apelit e ka pranuar pjesërisht ankesën e prokurorisë dhe i ka shpallur të pranueshme provat e siguruara gjatë bastisjes së shtëpisë së F.L. në Çagllavicë më 28 prill 2010, të cilat më përpara ishin përjashtuar nga gjyqtari kryesues. Po ashtu, Gjykata e shpalli si provë të pranueshme procesverbalin e intervistimit të pandehurit F.L. nga Prokurori Special më 4 shtator 2012. Pjesa tjetër e ankesës së prokurorisë u refuzua si e pabazuar. Ankesat e avokatëve mbrojtës u refuzuan si të pabazuara.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, lënda penale do të vazhdojë me shqyrtimin kryesor në Gjykatën Themelore të Prishtinës në kuadër të Aktakuzës së konfirmuar si vijon:

F.L. akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos dhe Mos deklarim i marrjes së parave të fushatës.

E.Sh. akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos.

N.K. akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale: Krim i organizuar, Shpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, Marrje e mitos.

F.Z. akuzohet për kryerjen e këtyre veprave penale Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike dhe Dhënie e mitos.

Gjykata e Apelit e konfirmoi hedhjen poshtë në tërësi të Aktakuzës kundër të pandehurve F.L., D.L. dhe G.Z.. Procedurat kundër këtyre të pandehurve janë pushuar.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).