English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Zgjatet paraburgimi për O.I.

27 shkurt 2014

Sot, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe urdhëroi zgjatje dy-mujore të paraburgimit për O.I.. Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.

Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të Ivanovic-it më 27 janar 2014. Ai është i dyshuar për krime të luftës dhe vrasje të rëndë.