English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Aktgjykim në një rast të krimeve të luftës

13 shkurt 2014


Gjykata Themelore e Prishtinës

Dje, 12 shkurt 2014 një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve vendës dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar I.R. për krime të luftës kundër popullatës civile, sipas nenit 22 dhe 142 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në lidhje me nenin 3 të përbashkët të katër Konventave të Gjenevës të vitit 1949, dhe nenit 4 dhe 5 (1) të Protokollit Shtesë II, i datës 8 qershor 1977, dhe Konventave të Gjenevës të vitit 1949 e ka dënuar atë me 8 vjet burgim. Shkeljet ishin kryer në komunën e Fushë Kosovës, më 26 mars 1999.

Palët kanë të drejtë të ankohen.