English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Paraburgim për një të dyshuar

6 shkurt 2014

Me kërkesë të një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), të mërkurën (5 shkurt) një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prizrenit urdhëroi një muaj paraburgim për një të dyshuar të arrestuar.

I dyshuari ishte arrestuar në Kosovë më 4 shkurt sipas një urdhër arresti të një gjyqtari ndërkombëtar të procedurës paraprake dhe dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të palejuar të drogave të rrezikshme narkotike dhe të substancave psikotropike, për krim të organizuar dhe pastrim të parave.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.