English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Arrestimi i pjesëtarëve të një grupi të krimit të organizuar

5 shkurt 2014

Archive photo

Sot, herët në mëngjes, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) udhëhoqi një operacion të arrestimit dhe të bastisjes kundër dhjetë (10) të pandehurve për të cilët pohohet se janë të përfshirë në një grup të krimit të organizuar i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, përfshirë (1) Krim të organizuar (në kundërshtim me nenin 283 të Kodit Penal të Kosovës 'KPK'); (2) Ushtrim ndikimi (në kundërshtim me nenin 431 KPK); dhe (3) Mashtrim, kundër ambasadës italiane në Prishtinë (në kundërshtim me nenin 335 'KPK'). PSRK dhe ambasada italiane në Prishtinë janë duke punuar në bashkëpunim të ngushtë dhe reciprok në këto hetime që po vazhdojnë.

Operacioni i sotëm është hetim i përbashkët ndërmjet Policisë Kufitare të Kosovës dhe EULEX-it, nën ombrellën e PSRK-së.

Ende janë duke vazhduar bastisjet e disa pronave.