English Shqip / Srpski

Komunikata për media

EULEX-i shpreh mbështetje për Agjencinë Kundër Korrupsionit

31 janar 2014

Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt sot u takua me Hasan Pretenin, Shefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK). Gjatë takimit Borchardt theksoi gatishmërinë për të përmirësuar edhe më tutje marrëdhëniet e punës në mes të dy institucioneve.

"EULEX-i mbështet të gjitha institucionet të cilat zbatojnë rendin dhe ligjin në Kosovë, e që është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm i Bashkimit Evropian. Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit duhet të mbrohet nga çdo lloj ndërhyrje në mënyrë që kjo agjenci të përmbush mandatin e përcaktuar ", tha Borchardt.

Gjithashtu u diskutua edhe për draft ligjin për parandalimin konfliktin e interesave si dhe mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit në mes AKK-së dhe prokurorisë.