English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Gjenden mbetje mortore në Rashkë

13 dhjetor 2013

Autoritetet serbe, EULEX DML dhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) i Kosovës, gjatë hulumtimit të lokacionit tek gurëthyesi në Rudnicë, në komunën e Rashkës në Serbi, kanë gjetur mbetje mortore. Të pranishëm gjatë gërmimeve janë Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur nga Serbia, dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Puna do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, në koordinim me autoritetet serbe.