English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt , lidhur me Ditën e të Drejtave të Njeriut

10 dhjetor 2013

Çdo 10 dhjetor bota feston Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut për ta përkujtuar Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 1950. Festimet këtë vit kanë rëndësi të posaçme meqë kanë kaluar 20 vjet prej aprovimit të Deklaratës së Vjenës dhe të Programit të Veprimit dhe të themelimit pasues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara të Komisarit të Lartë për të Drejta të Njeriut (ZKLDNJ).

Për 63 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut ka qëndruar si fanar për botën dhe traktatet e panumërta që sigurojnë vendosjen e të drejtave të njeriut nën kornizën e saj. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut. Edhe pse nuk është palë e ndonjërës prej konventave kryesore për të drejtat e njeriut, Kosova është zotuar në mënyrë të njëanshme që t'i respektojë këto konventa.

EULEX-i ka një rol të rëndësishëm në të ndihmuarit e autoriteteve të Kosovës gjatë përpjekjeve të tyre për plotësimin e standardeve të përcaktuara nga të drejtat e njeriut. EULEX-i promovon dhe ruan respektimin e parimeve të të drejtave të njeriut gjatë hetimeve, ndjekjeve penale dhe gjykimeve të tij. Po ashtu duhet të theksohet që EULEX-i ka mandat të posaçëm për të siguruar që të gjitha aktivitetet e tij i respektojnë standardet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe përfshirjen e perspektivës gjinore.

EULEX-i po ashtu i monitoron, mentoron dhe këshillon institucionet e Kosovës siç është Shërbimi Korrektues, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës për ta zhvilluar dhe forcuar një sistem të pavarur dhe shumetnik të drejtësisë aktivitetet e të cilit duhet t'i respektojnë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Përmes përpjekjes së autoriteteve të Kosovës, me ndihmën e EULEX-it, Kosova ka arritur përparime në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.