English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Paraburgim për tre të dyshuar

30 tetor 2013

Të martën (29 tetor) një gjyqtarë ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me kërkesë të prokurorit, urdhëroi një muaj paraburgim për tre të dyshuar.

Të dyshuarit u arrestuan të hënën (28 tetor) në bazë të urdhrit të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dhe dyshohen për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me zhvatje. Si pjesë e këtij operacioni, policët e EULEX-it, të ndihmuar nga Policia e Kosovës, kanë kryer bastisje në shtatë lokacione në rajonin e Prishtinës dhe të Pejës.