English Shqip / Srpski

Komunikata për media

EULEX-i shpreh falënderim për mbështetjen

Bernd Borchardt
Shefi i Misionit të EULEX-it

21 Shtator 2013

Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt:

"Dëshiroj të shpreh falënderimin tim për të gjithë mbështetjen private dhe publike dhe ngushëllimet që ka marrë Misioni ynë ditët e fundit, pas vrasjes se njërit prej anëtarëve të stafit tonë, Audrius Šenavičius. Ky akt qyqar është dënuar pa rezervë nga zyrtarët. Njerëzit në Kosovë, Serbi dhe nga e mbarë bota na janë afruar duke na shprehur dhimbjen dhe mbështetjen e tyre. Si mision ne jemi të bashkuar në zinë për humbjen e kolegut tonë të rënë. Është inkurajuese të shohësh se sa shumë njerëz janë përkrah nesh. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e Adriusit në këtë kohë të vështirë.

Natyrisht përpjekjet tona janë përqendruar po ashtu për t'i sjellë para drejtësisë kryerësin ose kryerësit e këtij akti. Hetimet për vrasjen janë duke vazhduar. Në momentin që do të kemi informacione për t'i bërë publike lidhur me progresin e hetimeve për rastin do ta bëjmë një gjë të tillë, por tash për tash ne kërkojmë durimin tuaj në mënyrë që policia dhe prokuroria të bëjnë punën e tyre të pa shqetësuar".