English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Një muaj paraburgim për Zh.V.

31 korrik 2013

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, me kërkesë të një prokurori të EULEX-it, i caktoi Zh.V. masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa S.R. u lirua nga mbajtja policore. Dy të dyshuarit akuzohen për tentim vrasje dhe përdorim të paautorizuar të armëve lidhur me incidentin e dhjetorit 2012. Zh.V. gjithashtu akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Gjykata konsideron se ka dyshime, por që nuk arrijnë nivelin e dyshimit të bazuar se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të tentim vrasjes së rëndë për çka dyshohen, duke marrë parasysh se hetimi është në faze të hershme. Megjithatë, ka dyshim të bazuar se Zh.V. kishte në posedim të një arme, kur ai u arrestua me 29 korrik.

Gjyqtari konsideron se ekziston rreziku i mjaftueshëm se Zh.V. mund të ndikojë në prova, veçanërisht duke e ditur faktin se gjatë kohës së mbajtjes ai ka kontaktuar me palë të treta dhe i ka paralajmëruar për procedurat penale. Për më shumë, gjyqtari vlerësoi se ekziston rreziku i arratisjes për shkak të përpjekjes për t'ju shmangur arrestimit të tij më 29 korrik 2013.

Kërkesa e prokurorisë për masën e paraburgimit për S.R. u refuzua si e pabazuar. Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se në rastin e S.R. nuk është vërtetuar se ekziston baza e mjaftueshme se do të vije deri te ndikimi në prova dhe përsëritja e veprës, me çka do të plotësoheshin kushtet nga Neni 187 të Kodit të Procedurës Penale– rrethanat e nevojshme për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria dhe mbrojtja kanë afat prej 24 orësh nga dorëzimi i aktvendimit për të parashtruar ankesë.