English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

N.B. u shpall fajtor për vrasje të rëndë

19 korrik 2013

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe kosovarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, e shpalli N.B. fajtor për akuzën për Vrasje të Rëndë, sipas Nenit 30 (1) dhe (2) të Ligjit Penal të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (LPKSAK), në lidhje me Nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (LPRSFJ), e që aktualisht ndëshkohet sipas Neneve 31 dhe 179 (1.4) të KPK. I pandehuri është deklaruar fajtor për akuzën.

Gjykata e dënoi N.B. me katër vjet e gjashtë muaj burgim. Koha e kaluar në arrest shtëpiak prej 30 nëntor 2009 deri më 29 nëntor 2010 i është llogaritur ndërsa u caktua masa e arrestit shtëpiak deri sa aktgjykimi ta merr formën e prerë, por jo më gjatë se sa deri në përfundimin e kohëzgjatjes së dënimit të shqiptuar me anë të aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.