English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

 

Pesë të dënuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës

11 mars 2013

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës i dënoi dy persona për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe tre të për akuza lidhur me drogën.

  • B.F. u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.
  • E.J. u shpall fajtor për shoqërim kriminal me qëllim të kryerjes së vrasjes dhe u dënua me 24 muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.
  • E.H. u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me tri (3) vite dhe gjashtë (6) muaj burgim. Akuzat tjera kundër tij u hodh poshtë.
  • E.B. u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me katër (4) vite dhe gjashtë (6) muaj burgim. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat tjera kundër tij.
  • F.M. u shpall fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike dhe u dënua me një (1) vit burgim me kusht për një periudhë verifikimi prej një viti e gjashtë muaj. Ai u shpall i pafajshëm për akuzat tjera kundër tij.

Të pandehurit B.F., E.H. dhe E.J. kanë bërë marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin.

Rasti është hetuar dhe ndjekur penalisht nga një prokuror special vendas por është përfaqësuar në gjykatë nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).