English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

A.B. lirohet nga akuza për krime lufte

23 nëntor 2012

Një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtari vendas, i kryesuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shfajësoi A.B., i akuzuar për vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Trupi gjykues gjeti se provat e paraqitura ishin të pamjaftueshme për të dëshmuar se i pandehuri kishte kryer veprën me të cilën ngarkohej.

A.B. ishte akuzuar për pjesëmarrje në një grup për të cilin pretendohet se kishte keqtrajtuar një person civil, Xh.I., i cili ishte gjetur i vrarë në Fushë Kosovë në vitin 1999.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK).