English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

L.J. lirohet nga të gjitha akuzat

10 tetor 2012

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Gjilanit e ka liruar L.J. nga të gjitha akuzat. I pandehuri është duke e vuajtur dënimin me burgim në burgun e Dubravës për një rast tjetër.

L.J. akuzohej se, ndërmjet 1 dhe 7 marsit të vitit 2003, në afërsi të vijës së kufirit administrativ ndërmjet Pikë-kalimit 5 në Kosovë dhe postbllokut policor në ose afër Konçulit, Republika e Serbisë, ai dhe të tjerë në bashkëkryerje kanë tentuar të kryejnë një vepër terroriste.

L.J. akuzohej për veprat penale të tentimit të kryerjes së veprës terroriste me anë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, posedimit të paautorizuar të armëve dhe/ose substancave eksploduese, dhe bërjes ose blerjes së armëve ose substancave eksploduese.

Rastin e ka ndjekur një prokuror vendor i PSRK.