English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Gjykata Supreme ndryshon dënimet për posedim të paligjshëm të armëve

6 shtator 2012

Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it i ndryshoi dënimet në rastin kundër M.B., A.B. dhe G.S.. Tre të pandehurit akuzoheshin për mbajtje të paautorizuar të armëve në pronësi, në kontroll, në posedim apo në përdorim.

Gjykata Supreme i miratoi ankesat e të pandehurve dhe i ndryshoi dënimet si vijon: tetë muaj burgim për M.B. dhe nga tre muaj burgim për A.B. dhe G.S.. Trupi gjykues vendosi që këto dënime të jenë me kusht për dy vite.

M.B., A.B. dhe G.S. qenë shpallur fajtorë nga Gjykata e Qarkut në Pejë për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas i qarkut në Pejë.