English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Aktgjykimi për një lëndë civile lidhur me shpronësimin e një prone

8 gusht 2012

Trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës e miratoi ankesën e H.B. në një lëndë për përcaktimin e kompensimit për shpronësimin e pasurisë së paluajtshme.

Ky rast ishte kundër Komunës së Prishtinës si autoritet shpronësues dhe ndërmarrjes publike – Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” sh.a., si shfrytëzues i shpronësimit.

Trupi gjykues në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës e anuloi vendimin e Gjykatës Komunale të Prishtinës për arsye procedurale pa e kthyer lëndën në shkallë të parë pasi nuk i nënshtrohej juridiksionit gjyqësor, si dhe për mungesë të interesit ligjor dhe kalimit të afatit të parashkrimit.