English Shqip / Srpski

 

Konfirmohet aktakuza kundër gjashtë të dyshuarve për rastin e vjedhjes në Spanjë

10 korrik 2012

Një gjykatës vendas në gjykatën e Qarkut në Prishtinë e konfirmoi aktakuzën e ngritur nga një prokuror i EULEX-it kundër gjashtë të dyshuarve, njëri nga të cilët oficer i lartë i ROSU-së, në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë, Spanjë në korrik 2009.

Aktakuza është konfirmuar kundër H.J., A.Xh.-J. dhe Sh.B., të cilët akuzohen për veprën penale të vjedhjes së rëndë. A.Xh.-J., po ashtu akuzohet për kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën edhe kundër A.Y., A.B. dhe S.J., të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së kësaj vepre penale.

Gjykatësi vlerësoi se provat e mbështesin dyshimin e bazuar se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Aktakuza kundër S.M. është ndarë për shkak se i dyshuari nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë seancës për konfirmim.

Gjykatësi nuk mbajti seancë për konfirmim të aktakuzës për E.B., D.K., N.B. dhe A.Y. të akuzuar për veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura, pasi që këto akuza janë duke u shqyrtuar në procedurë të shkurtë.

Të akuzuarit akuzohen në lidhje me vjedhjen e stolive në vlerë prej rreth 1,3 milion Euro në një dhomë të një hoteli në Barcelonë, Spanjë.

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përzier prokurorësh i udhëhequr nga një prokuror i qarkut i EULEX-it.