English Shqip / Srpski

 

Refuzohen akuzat në rastin për narkotikët

23 maj 2012

Trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor në Gjykatën e Qarkut në Prizren më 23 maj 2012 hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër Sh.K., N.M., M.S. dhe A.R.

Gjykata konstatoi që dosja fillestare e prezantuar nga prokuroria nuk i përmban të gjitha faktet relevante. Gjithashtu konstaton që informacioni qenësor ka munguar, gjë që ka pamundësuar që trupi gjykues të verifikojë nëse policia ka vepruar sipas rregullave të procedurës penale.

Sh.K., M.S. dhe A.R. akuzoheshin për vepër penale të posedimit të paautorizuar të substancave narkotike. N.M. akuzohej për vepër penale të posedimit të paautorizuar të substancave të rrezikshme narkotike dhe posedim, kontroll dhe përdorim të paautorizuar të armëve. Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori vendor i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.