English Shqip / Srpski

 

Aktakuzë lidhur me një rast të mashtrimit në votime

10 shkurt 2012

Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër një personi në Gjykatën Komunale në Gllogoc.

Ky person është akuzuar për mashtrim në votime, në kundërshtim me nenin 180 të Kodit Penal të Kosovës me të cilin parashihet dënimi prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Më 12.12.2010, pohohet se gjatë kohës së votimit, personi ka hyrë në hapësirën e vendvotimit në fshatin Krajkovë dhe në kutinë e votimit i ka futur rreth 150 fletëvotime. Për këtë shkelje pohohet se ai është vërejtur nga një monitorues i zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh numrin e fletëvotimeve për të cilat pohohet se personi i ka futur në kuti, ai është akuzuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve nga vendvotimi i përmendur ishin anuluar nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa me anë të vendimit të datës 16.12.2010 dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte organizuar zgjedhje të reja. Prandaj, personi është akuzuar edhe për dëmtim të Buxhetit të Kosovës.