English Shqip / Srpski

 

EULEX-i ndërmerr aksion për ta ndihmuar furnizimin me rrymë në Kosovë

7 shkurt 2012, Prishtinë

Duke i pasur parasysh kushtet e vështira atmosferike, EULEX-i do të ndërmerr masa për ta zvogëluar konsumin e tij të rrymës elektrike për ta ndihmuar rrjetin elektrik të vendit.

Nëpër objektet e EULEX-it, do të shfrytëzohen gjeneratorët sa më shumë që është e mundur për ta mbajtur në minimum shfrytëzimin e rrymës nga rrjeti elektrik.

Sistemet e EULEX-it për ngrohje dhe ndriçim do të kontrollohen nga personeli teknik në përpjekje për ta kontrolluar dhe minimizuar shfrytëzimin e energjisë elektrike. Gjatë fundjavës, do të ndërpritet e tërë rryma përveç asaj të domosdoshme për punë. Ky rregull do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar.

Kjo do t’u ndihmojë shërbimeve publike në përpjekjet e tyre për ta furnizuar popullatën e përgjithshme me rrymë.