English Shqip / Srpski
 

Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon, e mirëpret themelimin e Task Forcës Anti-Korrupsion nga Qeveria e Kosovës.

01 mars, 2010

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, sot përshëndeti vendimin formal të Qeverisë për themelimin e Task Forcës Anti-Korrupsion në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

“Siç ishte diskutuar edhe gjatë takimit të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, duhet të krijohen strukturat ashtu që të sigurohet luftimi efikas i korrupsionit nga drejtësia vendore,” tha Yves de Kermabon. “Ne e mbështesim plotësisht Qeverinë në këtë drejtim dhe e mirëpresim këtë vendim, i cili është për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë.”