English Shqip / Srpski
 

Drenusha kundër Komunës së Vitisë

12 shkurt, 2010

Sot, zëvendës shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Roy Reeve, ka deklaruar si vijon përkitazi me procesin e dyfishtë të përmbarimit dhe të pretendimit të pronësisë lidhur me rastin Drenusha kundër Komunës së Vitisë:

“EULEX-i i dënon fuqishëm raportimet për deklaratat e zyrtarëve komunalë të Komunës së Vitisë. Kjo nuk është hera e parë kur autoritetet e Vitisë e kanë shprehur besimin e tyre se, në njëfar mënyre, ato janë mbi ligjin. Ky qëndrim i mosrespektimit të vendimeve të gjyqësisë së pavarur është i papranueshëm në cilëndo shoqëri demokratike. EULEX-i da ta shtrojë këtë çështje në Qeverinë e Kosovës dhe do të kërkojë përkrahjen e tyre”