English Shqip / Srpski
 

Njoftim për Media lidhur me aktiviteve të reja të doganave të EULEX-it në vendkalimin 1 dhe 31

15 maj, 2009

Në vazhdën e përmirësimit të aktiviteteve të Doganave të EULEX-it në vendkalimin 1 dhe 31, që nga mesnata e së Mërkurës së 20 Majit Doganat e EULEX-it do filloj të fotokopjojë Dokumentet e Identifikimit të atyre vozitësve që me anë të automjeteve tyre tregtojnë mallra, po ashtu do të fotokopjojë të gjitha dokumentet tjera përcjellëse të kësaj ngarkesë. Përveç kësaj, me qëllim të reduktimit të mashtrimeve dhe kontrabandës në këto vendkalime, Komponenti i Doganave të EULEX-it njëkohësisht do të vulos një kopje të dokumentit tregtar. Kopjet e të gjithë dokumenteve të marra nga EULEX-i do t’iu shpërndahen edhe homologeve nga Doganat e Kosovës dhe Serbisë.

Që nga 9 Dhjetori 2008 Komponenti i Doganave të EULEX-it ishte i pranishëm në këto vendkalime, fillimisht vetëm gjate ditës ndërsa nga mesi i Janarit 2009 kishte një prani të pandërprere. Prej 1 Shkurtit 2009 Doganat e EULEX-it filluan me mbledhjen e shënimeve lidhur me trafikun tregtar që hynte në Kosovë nëpërmjet këtyre vendkalimeve. Masat e tanishme paraqesin një përmirësim të kontrolleve.