|
Get the Flash Player to see this player.
|
|
|
02 shkurt, 2011
“Gjatë dekadës së fundit, BE ka bërë investime të konsiderueshme në Kosovë përmes programit të saj IPA, si dhe e ka mbështetur Kosovën në shumë mënyra. Për shembull, EULEX-i ndodhet këtu për përmirësimin e sundimit të ligjit”, tha Khaldoun Sinno, Udhëheqës i Njësisë për Integrime Evropiane, Politike dhe Ekonomike në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovo (ECLO) para studentëve të juridikut. Ai po e mbante ligjëratën e titulluar Reforma e Kornizës Institucionale të BE-së në Universitetin Dimëror në pjesën veriore të Mitrovicës më 1 shkurt.
|
Kjo ishte ligjërata e parë në kuadër të programit të ri sensibilizues të BE-së për komunitetet në veri të Kosovës. Të pranishëm ishin studentët dhe përfaqësuesit e organizatave të BE-së.
Ligjërata është përqendruar në Traktatin e Lisbonës dhe ndikimit të tij në zgjerimin e BE-së, posaçërisht në Ballkanin Perëndimor.
Publiku përbëhej prej rreth 20 studentëve, kryesisht të juridikut në Universitetin Dimëror. Ata ishin përgjithësisht serbë lokal, si dhe studentë ndërkombëtarë nga Gjermania, Republika Çeke dhe IRJM.
Gjatë kohës për pyetje dhe përgjigje, pyetjet e studentëve u përqendruan në institucionet e BE-së, posaçërisht për rolin e EULEX-it.
Më 3 shkurt, Alexander Hug, Udhëheqës i Zyrës së EULEX-it për të Drejta të Njeriut dhe Çështje Gjinore do ta mbajë ligjëratën e radhës në Universitetin Dimëror me titull, “Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”.
Një sërë ligjëratash për BE-në dhe rolin e saj në Ballkanin Perëndimor, posaçërisht në Kosovë, janë në plan të realizohen nga zyrtarë prej institucioneve të BE-së si pjesë e sensibilizimit të ardhshëm për veriun nëpër shkolla.| Fotografi tjera: | ||
![]() |
![]() |
|
![]() |
||