English Shqip / Srpski
 

Njoftim i rëndësishëm lidhur me kontaktimin e Misionit EULEX në Kosovë

29 Prill 2010

Në përputhje me procedurat e zakonshme të tenderimit, Misioni EULEX në Kosovë së shpejti do t’i ndryshojë të gjithë numrat e tij telefonik. Këto ndryshime do të bëhen për numrat e telefonisë fikse si dhe asaj mobile. Këto ndryshime do të fillojnë të zbatohen nga data 14 maj.

Në praktikë, kjo do të thotë se kodet thirrëse të jashtme të EULEX-it do të ndryshojnë, ku kodi 038 222 010 do të çaktivizohet. Numri lokal katërshifror i EULEX-it në rrjetin e brendshëm telefonik të EULEX-it do të mbetet i njëjtë.

Kodi 038 222 010 do të zëvendësohet si në vijim:

Thirrjet ndërkombëtare: +386 43 78 xxxx (xxxx është numri lokal katërshifror i EULEX-it)
Thirrjet brenda vendit: 043 78 xxxx (xxxx është numri lokal katërshifror i EULEX-it)

Numrat e ri mobil do të fillojnë si në vijim:

Thirrjet ndërkombëtare: +386 49….
Thirrjet brenda vendit: 049…..

Ju lutemi vizitojeni këtë faqe të internetit për më shumë hollësi.

Ju faleminderit, Misioni EULEX në Kosovë