English Shqip / Srpski
 

Fokusi i Mekanizmit të ri për Krime të nivelit të lartë

23 prill 2010

Yves de Kermabon dhe Hashim Thaçi gjatë përgjigjeve në pyetjet e gazetarëve pas takimit.
 

 

Kryesuesi i Misionit të EULEX-it së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, më 23 prill vizituan Zyrën e Prokurorit Special të Kosovës (ZPSK), ku u pritën nga Kryesuesja e ZPSK, znj. Arnal dhe Zv. kryesuesja znj. Morina. Në takim gjithashtu mori pjesë edhe Ministri i sapo emëruar i Drejtësisë, z. Haki Demolli. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte të shihet më për së afërmi sesi po funksionon puna në Task Forcën e sapo themeluar për Anti-Korrupsion.
Ky organ i ri i është themeluar me vendimin e qeverisë së Kosovës në shkurt 2010. Me kryesimin e ZPSK, detyra kryesore e kësaj Task Force për Anti-Korrupsion është të luftohet korrupsioni i nivelit të lartë.

Gjatë vizitës në ZSPK, Yves de Kermabon deklaroi se Task Forca Anti-korrupsion do të jetë mekanizmi kryesor në Kosovë për luftimin e korrupsionit. “Ky është një sinjal i fuqishëm nga qeveria për të luftuar kundër korrupsionit. Vizita e kryeministrit dhe vizita ime me këtë rast janë mbështetja më e fuqishme për këtë mekanizëm të ri.”

Kryeministri Hashim Thaçi theksoi që vetëm një drejtësi e pavarur mund të jetë e suksesshme. “Task Forca Anti-korrupsion gëzon gjithë mbështetjen politike pa asnjë ndërhyrje politike. “
Task Forca Anti-korrupsion ka për detyrë që në mënyrë specifike të luftojë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë meqë përgjegjësia kryesore për shqyrtimin e rasteve të rëndomta të korrupsionit u takon prokurorëve komunal dhe atyre të qarkut. Kjo nënkupton që prokurorët e Kosovës, dhe jo ata të EULEX-it, e kanë për detyrë kryesore të ballafaqohen me krime të tilla.

Sot një e treta e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në ZSPK u janë caktuar nën  juridiksion prokurorëve vendor të Kosovës, ndonëse hetimet më të ndjeshme akoma mbesin në kompetencë të prokurorëve të EULEX-it.