Lajme

Shefi i ri i EULEX-it u takua me Kryeministrin në detyrë të Kosovës

19 gusht

Më 19 gusht 2026, Shefi i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, mbajti një takim të frytshëm me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Lopes ripohoi përkushtimin e EULEX-it për t'u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij të sundimit të ligjit, me qëllim për ta çuar përpara llogaridhënien institucionale, drejtësinë dhe stabilitetin afatgjatë për të gjitha komunitetet.