Lajme

NJPS dhe NJPSR e EULEX-it marrin pjesë në stërvitje të përbashkët

02 tetor

Më 2 tetor 2025, pjesëtarë e Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) polake të EULEX-it , së bashku me pjesëtarë e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë (NJPSR) të EULEX-it, morën pjesë në një stërvitje të përbashkët për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave (KTT) me KTRBN, kontingjenti hungarez i Misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, e cila kishte për qëllim rritjen e nivelit të ndërveprimit.

Palët pjesëmarrëse i ushtruan aftësitë e tyre për operimin në formacione për kontrollin e turmave dhe trazirave, si dhe përvetësuan shkathtësi për trajtimin e situatave që përfshijnë trazirat civile dhe rivendosjen e rendit publik. Stërvitja u mundësoi policëve që t'i përmirësojnë aftësitë e fituara në vendet e tyre dhe t'i përforcojnë procedurat e nevojshme për kryerjen e detyrave që u janë mandatuar në bashkëpunim me njësi të tjera ndërkombëtare.

EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit të sigurisë me tre nivele, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë, EULEX-i është i dyti, ndërsa KFOR-i i udhëhequr nga NATO është reaguesi i tretë.