02 korrik
Më 2 korrik 2025, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) priti në Selinë e EULEX-it një delegacion të nivelit të lartë nga Lituania të udhëhequr nga Ministri i Brendshëm Vladislav Kondratovič.
Ata shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rolin e Misionit për mbështetjen e stabilitetit dhe sundimit të ligjit.
Barbano shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për EULEX-in, posaçërisht për dislokimin e fundit të Zyrtarëve të Shërbimit të Sigurisë Publike me shkathësi të larta në Njësinë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it si aset i çmuar i kontributit të gjerë të koordinuar të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane (EUROGENDFOR).