Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Shefja e Burimeve Njerëzore të EULEX-it, Anita Janassary, flet në trajnimin për përgatitjen për intervistë

08 janar 2021

Përgatitja për intervista ka marrë një kuptim krejt të ri në muajt e kaluar për shkak të ndryshimeve të cilat i solli pandemia e koronavirusit në jetën profesionale të njerëzve. Anita Janassary, Shefe e Burimeve Njerëzore të EULEX-it, ka përgatitur profesionistë për intervista për punë për shumë vite me radhë tashmë. Këtë herë, Janassary u ftua nga Qendra për Operacione Paqësore Ndërkombëtare në Berlin (ZIF) për t’i ndarë njohuritë dhe përvojën e saj me ekspertë të cilët përgatiten që t’i bashkohen operacioneve paqësore, si pjesë e një kursi dy-javor në internet titulluar "Trajnim gjithpërfshirës dhe i përgjithshëm për Operacionet Paqësore". Ky kurs trajnimi ishte një mundësi e shkëlqyeshme për eksperten tonë të burimeve njerëzore që të flasë për njohuritë dhe ekspertizën e saj në procesin e rekrutimit dhe për ta përshkruar mjedisin e punës në EULEX, Misioni më i madh i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes që e ka angazhuar ndonjëherë BE-ja.