Fillimi  BreadCrumbTrailerMultimedia  BreadCrumbTrailerZëvendësshefi i Misionit EULEX merr pjesë në...

Zëvendësshefi i Misionit EULEX merr pjesë në ndërrimin e komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe

30 janar

Më 29 janar, Zëvendësshefi i Misionit EULEX, Cezary Luba, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe gjatë të cilës Kolonel Enio Simone mori detyrën nga Kolonel Paolo Pelosi.
 
“Bashkëpunimi me z. Pelosi ishte kënaqësi e vërtetë, të cilin Misioni e njeh shumë mirë nga puna e tij para ardhjes në Kosovë,” tha z. Luba. “Unë i dëshiroj shumë suksese në punën e tij të ardhshme.”
 
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Major Gjeneral Maurizio Detalmo Mezzavilla, Komandanti i Përgjithshëm i Divizionit të Njësisë Mobile të Forcës së Carabinierit,dhe Komandanti i KFOR-it, Major Gjeneral Michele Risi.
     

Prapa