Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Studentë të Universitetit të York-ut e vizituan EULEX-in

05 dhjetor 2019

Gjatë disa viteve të fundit, studentë të Universitetit të York-ut rregullisht kanë bërë  vizita studimore në Misionin tonë. Më 4 dhjetor, EULEX-i i priti tetë studentë të programit të studimeve për master që studiojnë për “Rimëkëmbjen pas luftës”, të cilët ishin tejet të interesuar të mësojnë për ndryshimin e mandatit tonë, kryesisht për mënyrën se si kemi kaluar prej mandatit ekzekutiv në drejtësi në Kosovë në atë të monitorimit.

Për më shumë, diskutimi u përqendrua në kontributin dhe mbështetjen e këtij Misioni për institucionet vendase të sundimit të ligjit, si dhe për mënyrën se si i realizojmë ne fushatat sensibilizuese për ta informuar opinionin e gjerë lidhur me mandatin tonë.

Gjithashtu këta studentë e shfrytëzuan këtë mundësi për të mësuar më shumë lidhur me projektet konkrete të cilat i zbaton EULEX-i në bashkëpunim me homologët vendas për ta mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues të Kosovës, etj.