Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Ushtruesi i detyrës së Shefit të EULEX-it mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së NJSHS

16 tetor 2019

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit EULEX, z. Bernd Thran, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (NjShS), gjatë së cilës Kolonel Paolo Pelosi mori detyrën nga Kolonel Ruggiero Capodivento.
Ceremonia u drejtua nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcës së Karabinierit, Gjeneral Lejtnant Giovanni Nistri. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.


“Është nder dhe privilegj për mua që marr pjesë në këtë ceremoni, si dhe një rast i mirë për ta takuar Kolonel Paolon, një mik timin të cilin e njoh nga Brukseli, ndërsa atij i uroj mirëseardhje të ngrohtë në Kosovë,” tha z. Thran.

Në këtë ceremoni z. Thran ishte i shoqëruar nga Ushtruesi i detyrës së Zëvendës-shefit të Misionit, z. Cezary Luba, ku e panë nga afër ndërrimin e komandës së Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar.