Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit EULEX priti Ambasadorin e ri të Britanisë në Kosovë

18 shtator 2019

Sot, ushtruesi i detyrës së Shefit të Misionit EULEX, Bernd Thran, e priti Ambasadorin e ri të Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili erdhi për vizitë njohëse në EULEX.

Z. Thran e shpjegoi evoluimin e mandatit të këtij Misioni deri më sot dhe e theksoi punën në të cilën aktualisht është i fokusuar ky Mision, duke i shpjeguar sukseset dhe sfidat e ballafaquara deri më tani. Z. Thran e përshëndeti kontributin të cilin Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës dhe EULEX-it përgjatë viteve dhe e i shprehu falënderimin e tij për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.