Lajme

EULEX-i merr pjesë në eventin ‘Çiklizmi rreth Kosovës për fëmijët’ 2019

11 qershor 2019

Eventi ‘Çiklizmi rreth Kosovës për fëmijët’ përfundoi më 9 qershor turneun vjetor të gjashtë rreth Kosovës me mbështetjen e EULEX-it dhe institucioneve, organizatave dhe kompanive të tjera.

Këtë vit, rreth 30 çiklistë udhëtuan rreth qyteteve kryesore të Kosovës me qëllim të mbështetjes së punës së Aksionit për nënat dhe fëmijët. Shuma prej më shumë se 9000 euro që u grumbulluan këtë vit falë kontributeve të kompanive dhe individëve do të përdoren për blerjen e shtretërve spitalor për foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në Mitrovicë.

EULEX-i, së bashku me institucionet, organizatat dhe kompanitë vendase dhe ndërkombëtare, është mbështetës i rregullt i këtij eventi të çiklizmit. Këtë vit, Misioni ofroi tri vetura, pako me material mjekësor, radio dore dhe ujë të pijshëm. Kontributi më i madh ishte pjesëmarrja aktive e stafit tonë: gjashtë prej tyre ishin pjesë e ekipit mbështetës, ndërsa tre morën pjesë si çiklistë.

‘Ciklizmi rreth Kosovës për fëmijët’ është event vjetor i cili ka për qëllim grumbullim e parave. Eventi organizohet nga Aksioni për nëna dhe fëmijë.