Lajme

EULEX në mbështetje të të drejtave të LGBTI në paradën e krenarisë në Prishtinë

10 tetor 2018

Më 10 tetor, EULEX-i tregoi edhe një herë përkushtimin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave lezbik, gej, biseksual, transgjinor, dhe interseksual (LGBTI), përmes pjesëmarrjes në paradën e krenarisë të mbajtur në Prishtinë.

Përfaqësues nga Zyra për çështje gjinore dhe të drejta të njeriut ishin të pranishëm në këtë organizim për të ritheksuar mbështetjen e EULEX-it për trajtimin e barabartë dhe respektimin e komunitetit LGBTI, meqë të gjithë, pavarësisht orientimit seksual, duhen të jenë të lirë të jetojnë pa u paragjykuar dhe pa u diskriminuar.

Parimi i mosdiskriminimit është një prej vlerave thelbësore të Bashkimit Evropian duke përbërë kështu inspirim për Misionin EULEX dhe aktivitetet e tij në mbështetje të agjencive kosovare për zbatimin e ligjit.

Të drejtat e komunitetit LGBTI janë të mbrojtura me kornizën juridike të BE-së, ku BE-ja është e përkushtuar të luftojë diskriminimin në baza të orientimeve seksuale dhe identitetit gjinor. Neni 21 i Kartës së BE për të drejtat themelore përcakton se “çfarëdo diskriminimi në çfarëdo baze siç është orientimi seksual është i ndaluar.”