Lajme

Fuqizimi i partneritetit mes EULEX dhe institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit

13 shtator 2017

Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë për Sundimin e Ligjit (EULEX) zj. Alexandra Papadopoulou takoi sot ministrin e ri të drejtësisë, z. Abelard Tahiri. Zj. Papadopoulou theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes EULEX-it dhe Ministrisë së Drejtësisë për fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, në veçanti në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe procesit të integrimit në drejtësi në veri.

“EULEX është i përkushtuar të mbështesë Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e tjera të Kosovës në rrugën e tyre drejt reformave tejet të nevojshme në fushën e sundimit të ligjit. Vazhdimi i raporteve të mira të punës në lidhje me këto çështje është thelbësore për suksesin e Kosovës. Partneriteti i  EULEX-it me institucionet e Kosovës është komponentë jetike e saj,” tha zj. Papadopoulou.

Zj. Papadopoulou uroi ministrin e ri të drejtësisë, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të EULEX-it në detyrën e tij të re.