Lajme

Shefi i EULEX-it e dha një intervistë për RTÉ irlandeze lidhur me situatën e sigurisë në veri të Kosovës

17 shkurt 2023

 Më 17 shkurt, transmetuesit publik shtetëror i Irlandës, RTÉ, e publikoi një intervistë me Shefin e Misonit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, i cili i komentoi tensionet të cilat kulmuan në veri të Kosovës në fund të vitit 2022.

"Kishim një ngërç mjaft të tensionuar për gati tre javë, i cili sipas mendimit tonë, ka qenë situata më e rëndë e sigurisë të cilën e kemi parë këtu në Kosovë gjatë dhjetë viteve të kaluara", tha Wigemark, duke paralajmëruar se, megjithëqë situata ka qenë më e qetë gjatë javëve të fundit, ende ekziston një "ndjenjë e përgjithshme e paqëndrueshmërisë".

 Lexoni intervistën në: https://www.rte.ie/news/world/2023/0217/1357346-15-years-after-independence-kosovo-awaits-breakthrough/